Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Presidenti finlandez telefonatë më Trump dhe Melonin: SHBA po punon natë e ditë për të arritur marrëveshje paqeje
Bisedë telefonike me Donald Trump, tha Presidenti i Finlandës Alexander Stubb më parë. Presidenti i Finlandës Alexander Stubb tha se ai telefonoi sot homologun e tij amerikan, Donald Trump së bashku me kryeministren italiane Giorgia Meloni, për të diskutuar planin e tij për Ukrainën, sipas AFP-së. “Pata mundësinë të flisja me Presidentin Trump, së bashku me Kryeministren Meloni. Dhe sigurisht, diskutuam situatën, planin 28-pikësh dhe disa zhvillime mbi planin e paqes këtu në Johannesburg”, i tha ai AFP-së, në kuadër të Samitit të G20 ku morën pjesë dy zyrtarët evropianë. “Presidenti Trump iu përgjigj telefonit në orën 05:00 të mëngjesit të së dielës në Shtetet e Bashkuara, gjë që tregon se ai po punon ditë e natë për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën...