Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Në biseda me Berberin? Reagon Këlliçi: Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të publikuara se ai ka komunikuar me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, për organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë. Ai deklaron se ky pretendim është plotësisht i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, pasi Berberi ka qenë në paraburgim që prej 14 marsit 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit, duke e bërë ligjërisht dhe fizikisht të pamundur çdo lloj kontakti. Këlliçi e cilëson këtë si shpifje të qëllimshme dhe njofton se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore, ndërsa fton mediat dhe institucionet të verifikojnë faktet zyrtare. Reagimi i plotë: Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis...