Trump: Udhëheqja e Ukrainës nuk ka treguar mirënjohje për përpjekjet tona

Trump: Udhëheqja e Ukrainës nuk ka treguar mirënjohje për përpjekjet tona

Donald Trump sapo është deklaruar në lidhje me luftën në Ukrainë. Presidenti amerikan postoi në rrjetin e tij social Truth duke thënë: “Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjekjet tona”, shkroi ai. “Dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia”, shtoi Trump. Pjesa më e madhe e postimit të tij përsërit pretendime që kemi dëgjuar më parë nga Trump, duke përfshirë thënien se lufta nuk do të kishte filluar kurrë nëse ai do të ishte president dhe kritikat ndaj paraardhësit të tij Joe Biden. Kjo gjithashtu i bën jehonë kritikave të tij nga takimi me Zelenskyn në Zyrën Ovale në fillim të këtij viti, ku ai e qortoi udhëheqësin ukrainas para mediave botërore.