Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, tre emigrantët sudanez shoqërohen për në PKK Kapshticë

Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, tre emigrantët sudanez shoqërohen për në PKK Kapshticë

Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë – Dardhë u shoqëruan nga Policia Kufitare. Sipas burimeve ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së, ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë. Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.