Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 15:44
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të zhvillojë nesër një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin për të diskutuar përpjekjet për paqe në Ukrainë, sipas “Reuters”.
Erdogan tha se do t’i kërkonte liderin rus, gjithashtu të rifillonte një marrëveshje për kalimin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi.
Duke folur në një konferencë për shtyp sot pas samitit të G20 në Afrikën e Jugut, presidenti turk, Erdogan tha se Turqia do të bënte çmos për të hapur rrugën për paqe në Ukrainë.
“Gjithashtu, do të informojë udhëheqësit dhe aleatët evropianë dhe amerikanë për rezultatet e bisedës sime me presidentin rus, Vladimir Putin”, tha ai.
Erdogan nuk komentoi drejtpërdrejt mbi draftin e planit të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës.
Iniciativa e Drithërave të Detit të Zi u nënshkrua në korrik 2022 për të lejuar eksportin e sigurt të gati 33 milion tonë metrikë gruri ukrainas nëpërmjet Detit të Zi, pavarësisht luftës.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2023, duke u ankuar se eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave kimike përballeshin me pengesa serioze.
“Javën e kaluar, Erdogan priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Ankara dhe të dielën diskutoi luftën në Ukrainë me udhëheqësit e Francës dhe Italisë”, sipas zyrës së tij.
Ai bëri thirrje që të gjitha përpjekjet diplomatike të shfrytëzoheshin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, duke thënë se rifillimi i bisedimeve në Stamboll mund të ndihmonte këtë përpjekje. ATSH
