Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Korçë/ Tre emigrantë sudanezë ndalohen nga Policia Kufitare
3 emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë – Dardhë u shoqëruan nga Policia Kufitare, ndërsa janë akomoduar tek Qëndra e përkohshme në PKK Kapështicë. Sipas të dhënave ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë. Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore. gijotina.com/