Zyrtarët amerikanë, evropianë dhe ukrainas në Gjenevë për të biseduar për planin e paqes

Zyrtarët amerikanë, evropianë dhe ukrainas në Gjenevë për të biseduar për planin e paqes

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe këshilltarë të sigurisë kombëtare nga Franca, Britania dhe Gjermania do të zhvillojnë bisedime në Gjenevë të dielën për të diskutuar draftin e planit të Washingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Të premten, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kohë deri të enjten për të miratuar planin me 28 pika, i cili i bën thirrje Ukrainës të heqë dorë nga territori, të pranojë kufizime në ushtrinë e saj dhe të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n. “Shpresojmë të sqarojmë detajet përfundimtare… për të hartuar një marrëveshje që është e favorshme për ta (Ukrainën”, ka thënë një zyrtar amerikan. “Asgjë nuk do të bihet dakord derisa...