Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Irani me akuza të forta: SHBA-ja dhe Izraeli synuan vrasjen e Khameneit, Netanyahu: Do t’i jepte fund konfliktit
Ministria e Inteligjencës e Iranit ka paralajmëruar për përpjekjet e vendeve të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, për vrarë Udhëheqësin Suprem të vendit, Ali Khamenei, dhe për të destabilizuar Republikën Islamike, sipas deklaratave të Ministrit Esmail Khatib, të raportuara nga agjencia e lajmeve ISNA. Ministri i Inteligjencës Esmail Khatib tha se “armiku kërkon të synojë udhëheqësin suprem, ndonjëherë me përpjekje për vrasje dhe ndonjëherë me sulme armiqësore”, pa specifikuar nëse po i referohej një incidenti specifik të kohëve të fundit. Megjithëse udhëheqja iraniane shpesh akuzon fuqitë e huaja për komplote, raportet publike për kërcënime kundër jetës së Khameneit deri vonë kanë qenë jashtëzakonisht të rralla. Ndryshimi vjen pas luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor. Khatib tha se “ata që veprojnë në...