Reshjet e dëborës në aksin Qafë Thore-Theth, Rama publikon pamjet: Vijon puna për pastrimin e rrugës

Reshjet e dëborës në aksin Qafë Thore-Theth, Rama publikon pamjet: Vijon puna për pastrimin e rrugës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksi rrugor Qafë Thore-Theth, i cili po mbulohet nga dëbora. Rama shkruan se po vijon puna për pastrimin e dëborës në aksin rrugor, për të mos pasur probleme me qarkullimin. “Puna në aksin rrugor Qafë Thore–Theth për pastrimin e dëborës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorë”, shkruan Rama krahas videos. Top Channel