Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U arrestua pasi lëvizte i armatosur, kush është 57-vjeçari/ Më shumë se një vit më parë i biri vrau policin në mes të rrugës
57-vjeçari i vënë në pranga në Fier, pasi lëvizte i armatosur, rezultoi të jetë Petrit Mernica, babai i Azgan Mernicës, djali që vrau punonjësin e policisë të Shqiponjave, Novruz Cenalia, më shumë se një vit më parë. Raportohet se Petrit Mernica, banues në fshatin Sulaj në Fier, ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e kunatit, për të cilën ka bërë 20 vite burg. Efektivi i “Shqiponjave” u vra mesditën e 13 majit 2024, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Në dosjen e vrasjes shkruhet se gjithçka nisi si një konflikt banal, por që përfundoi në vdekjen e të riut. Azgan Mernica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë, gjest që ka bërë të reagojë efektivi i policisë (ishte në detyrë), i...