Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Po lëviz i armatosur”, si u pikas nga policia 23-vjeçari/ Në “BMW” iu gjet armë, në shtëpi lëndë narkotike
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari nga Shkodra. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike. Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një të ri që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip BMW që dyshohej se udhëtonte i riu i armatosur dhe e ndaluan...