Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Resorti në Butrint/ Tare akuza Kumbaros për falsifikim dhe shkatërrim të monumenteve
Studiuesi Auron Tare ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve që po kryhen pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, duke akuzuar Ministrinë e Kulturës dhe drejtues të arkeologjisë se po shkatërrojnë një vendbanim antik dhe po falsifikojnë dokumentet zyrtare për t’i hapur rrugë ndërtimit të një resorti privat. Sipas tij, ndërhyrjet po zhvillohen vetëm pak dhjetëra metra larg “Murit të Demës”, një vepër fortifikuese e shekullit IV p.K. Në postimin e tij, Tare nënvizon se Ministria e drejtuar nga Mirela Kumbaro ka minimizuar rëndësinë e zonës, duke e quajtur “një pikëz të vogël”, ndërsa në realitet bëhet fjalë për një nga segmentet më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike shqiptare. “Jo vetëm u shkatërrua një vendbanim antik, por u falsifikuan edhe dokumentat dhe raportet e gërmimeve të mëparshme,” shkruan Tare. Tare...