Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Netanyahu: Hamasi dhe Hezbollahu do të sulmohen sa herë që shkelin armëpushimin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dekaruar se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hamasin dhe Hezbollahun për shkeljet e tyre të armëpushimit. Ai ka theksuar se ushtria izraelite do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar kërcënime të reja. Netanyahu tha se Izraeli vazhdon të kryejë operacione në shumë fronte dhe se Izraeli goditi objektiva në Liban. Sipas tij Izraeli të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që Hezbollahu të mos rifitojë aftësinë për t’i kërcënuar. Të shtunën, Forcat Ajrore Izraelite nisën një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, ndërsa në operacione të ndara njoftoi se dy anëtarë të organizatës u vranë në sulme me dronë në jug të vendit. Kryeministri izraelit tha se një strategji e ngjashme po zbatohet në Rripin e...