Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fier – Uji tërhiqet, banorët presin vlerësimet: Dëmet janë të konsiderueshme
Situata e reshjeve në qarkun e Fierit këtë të dielë paraqitet e përmirësuar. Verifikimet në terren dhe pohimet e banorëve, tregojnë se niveli i ujërave në lumenjtë kryesorë është në rënie. Banorët pohojnë se dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe se deri tani askush nuk ka shkuar që ti verifikojë. Ata janë pesimist sa i përket marrjes së dëmshpërblimeve SYRI TV Në lumin Vjosë, uji është tërhequr, duke u larguar gradualisht nga tokat bujqësore dhe oborret e banesave. E njëjta situatë paraqitet edhe në lumin Seman, ku prurjet janë stabilizuar dhe niveli ka filluar të ulet. Aktualisht, mbi 100 hektarë tokë të mbjella me grurë dhe kultura të tjera bujqësore mbeten ende të përmbytura, por fatmirësisht nuk raportohet për banesa apo bagëti të dëmtuara....