Arrestohet në Fier Petrit Mernica, babai i Azgan Mernicës që vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në 2024

Arrestohet në Fier Petrit Mernica, babai i Azgan Mernicës që vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në 2024

Arma e Petrit Mernicës FIER- Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi u kap duke lëvizur i armatosur 57-vjeçari i arrestuar rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasje në fshatin Fermë Çlirim. I arrestuari është Petrit Mërnica, banues në fshatin Sulaj, i cili më herët ka kryer një dënim prej 20 vitesh për vrasjen e kunatit të tij. Ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathway”. Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak....