Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kancelari Friedrich Merz synon të promovojë multilateralizmin në samitin e G20 në Afrikën e Jugut. SHBA-ja, Kina dhe Rusia përfaqësojnë të kundërtën
Kancelari Friedrich Merz synon të promovojë multilateralizmin në samitin e G20 në Afrikën e Jugut. SHBA-ja, Kina dhe Rusia përfaqësojnë të kundërtën. Liderët e këtyre vendeve as nuk vijnë në samit. Ky samit i parë i G20 në Afrikë ka përgjegjësinë të mos lejojë dobësimin e integritetit dhe besueshmërisë së G20, tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ditën e parë të samitit të G20-s në Johanesburg të Afrikës së Jugut. “Duhet të largohemi nga ky samit me ndjesinë se G20 është forcuar.” Ramaphosa kërkoi bashkëpunim ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve globale; si përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike, ngrohja globale, siguria energjetike dhe konfliktet e armatosura. “Multilateralizmi mund dhe do të japë rezultate”, tha Ramaphosa në fjalimin hapës dhe kritikoi hendekun midis vendeve të pasura...