Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Me pistoletë në çantë: Babai i Azgan Mërnicës bie në prangat e Policisë!”
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi është parë duke qarkulluar i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. Bëhet fjalë për Petrit Mërnicën, i cili sipas policisë u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës. Petrit Mërnica është babai i Azgan Mërnicës, i riu i cili qëlloi për vdekje efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2024. Gjithashtu, Petrit Mërnica është një emër i dëgjuar për drejtësinë. Ai ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. “Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin...