Video/ Mandolina 120-vjeçare dhe dorëshkrimet e serenatave, Pasuria e rrallë e Korçës

Video/ Mandolina 120-vjeçare dhe dorëshkrimet e serenatave, Pasuria e rrallë e Korçës

Për 120 vite një mandolinë ka udhëtuar brez pas brezi në familjen e artistëve Sulioti, duke mbetur një nga instrumentet më të vjetër që ende ruhen në Korçë. Krahas saj, një kitarë 75-vjeçare plotëson koleksionin familjar, duke mbajtur gjallë historinë e serenatave dhe artizanatit muzikor të qytetit. Mandolina që sot Aleksi Sulioti e tregon me krenari i përkiste stërgjyshit Kristaq, një zdrukthëtar korçar që e porositi instrumentin nga Amerika, pa e imagjinuar se ajo do të bëhej fillesa e një tradite artistësh. Më pas, i biri Piro dhe nipi Gjergji do të rriteshin me tingujt e saj dhe do të shndërroheshin në disa prej emrave më të njohur të skenës së kohës. Në familjen Sulioti arkiva është një pasuri më vete: kostume, dorëshkrime, sende të...