Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt përmirësimit, 520 ha tokë nën ujë

Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt përmirësimit, 520 ha tokë nën ujë

foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se situata e krijuar nga reshjet e dendura gjatë 24 orëve të fundit po shkon drejt stabilizimit. Megjithatë, disa qarqe vijojnë të përballen me probleme për shkak të prurjeve të larta të lumenjve, përmbytjeve në zona të ulëta, rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimeve të infrastrukturës. Qarqet më problematike mbeten Lezha, Korça, Vlora dhe Fier, ku raportohen rreth 520 ha tokë nën ujë, 220 ha në Lezhë dhe 300 ha në Mamurras. Ndërsa në Fier raportohen 25 banesa që janë nën ujë. NJOFTIM MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET NË TERRITORIN E VENDIT Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave...