Makina del nga rruga dhe përplas lokalin në Elbasan, dy të plagosura

Makina del nga rruga dhe përplas lokalin në Elbasan, dy të plagosura

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Mollas-Gostimë” në Elbasan. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal ku si pasojë kanë mbetur të plagosura dy pasagjere të cilët ndodheshin në mjet. Këto të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shoferi i mjetit është proceduar penalisht. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor “Mollas-Gostimë”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar lehtë 2 shtetase që ndodheshin në këto ambiente.”,- njoftoi Policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë...