Lezhë/ Qarkullonte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari pasi i gjendet dhe lëndë narkotike në banesë

Lezhë/ Qarkullonte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari pasi i gjendet dhe lëndë narkotike në banesë

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi u kap teksa qarkullonte në automjet i armatosur. Policia njofton se 23-vjeçari u prangos në aksin Lezhë-Shkodër në fshatin Mabë. Nga kontrollet e kryera në mjetin tip “BMW” u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e të riut në lagjen “Salo Halili” në Shkodër, ku sekuestruan një sasi të vogël kanabis. Njoftimi i policisë: DVP Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “AKSI”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari nga Shkodra. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një...