‘Rruga Qukës- Qafë Plloçë, afera e radhës që duhet të hetohet’/ Kaso: Kostot u frynë në 260 mln euro…

‘Rruga Qukës- Qafë Plloçë, afera e radhës që duhet të hetohet’/ Kaso: Kostot u frynë në 260 mln euro…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se pas tunelit të Llogarasë, ku ministrja e pezulluar Belinda Balluku është marrë e pandehur, afera e radhës që duhet hetuar është rruga Qukës-Qafë Plloçë. Në një postimi në Facebook, Kaso ka publikuar pamjet e rrugë sot, që është bllokuar si pasojë e rëshqitjes së një masivi të madhe shkëmbor. Ai thekson se kostot e këtij aksi u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht dhe se nuk ofron asnjë standard. “Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator. Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende...