PAMJE NGA VENDNGJARJA
KORÇË-Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është regjistruar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve. Si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve. Kujtojmë se rruga Qukës-Qafë Plloçë u hap në shtator të këtij viti.
/ZËRI
