Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
DETAJE/ 17-vjeçari i porositi 18 mijë € në TikTok, eurot false do të hidheshin në tregun e Malit të Zi dhe në Shkodër
EUROT E SEKUESTRUARA TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga grupi kriminal i cili hidhte në treg euro false, ku në pranga u vendosën katër të rinj. Alesio Brungaj dyshohet se ishte personi nga Shkodra që kishte porositur shumat e eurove të falsifikuara. Dyshohet se eurot do të hidheshin në qarkullim në Shkodër dhe në Mal të Zi. Serxhio Lala dhe Enis Aliaj si dhe 17-vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes faqeve në Tik Tok shisnin euro të falsifikuara, ku përmes mesazheve në këtë rrjet social kanë komunikuar dhe me të riun nga Shkodra ndërsa shuma e porositur ishte 18 mije euro, në prerje të ndryshme. Serxhio Lala dhe Enis Aliaj u arrestuan në flagrancë teksa po tërhiqnin nga posta 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të falsifikuara, të dërguara nga...