Moti i keq në Krujë, dëborë në malësi e shi në ultësirë

Moti i keq në Krujë, dëborë në malësi e shi në ultësirë

Ulja e temperaturave gjatë natës ka sjellë reshjet e para të dëborës në malësinë e Krujës. Fshatrat si Shkreta dhe Qafështama janë zgjuar të mbuluara nga një shtresë bore që arrin deri në 10 cm. Si pasojë e motit të keq, disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Megjithatë, nuk raportohen problematika me qarkullimin e mjeteve, pasi akset rrugore mbeten të kalueshme dhe pa bllokime. Ndërkohë, në ultësirën e Krujës reshjet e shiut vazhdojnë, por pa shkaktuar vështirësi. Kanalet kulluese kanë prezencë uji dhe lumi Ishëm ka pësuar një fryrje, por situata mbetet nën kontroll dhe brenda normave të lejuara.