Përgjime të reja Balluku–Berberi: “Të plasi t*api… Bëhu gati për Unazën!”

Përgjime të reja Balluku–Berberi: “Të plasi t*api… Bëhu gati për Unazën!”

Të tjera përgjime janë publikuar nga dosja hetimore në ngarkim të zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”. Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë. Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën. Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën...