Masiv gurësh bllokon Qukës–Qafë Plloçën! Segmenti i ri përsëri në kolaps

Masiv gurësh bllokon Qukës–Qafë Plloçën! Segmenti i ri përsëri në kolaps

Një masiv i madh me gurë ka rënë paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloç, pranë tuneleve duke bllokuar tërësisht aksin. Sic mund të shihet dhe në foton e mësipërme masivi i gurëve është i përmasave të konsiderueshme dhe mund të shkaktonte ndonjë fatkeqësi nëse do të ishin duke qarkulluar mjete në momentin e rënies. Ky është incidenti i dytë i shkaktuar në vetëm pak ditë në këtë zonë. Edhe pak ditë më parë nje sasi inertesh  bllokoi aksin e inaguruar me bujë vetëm dy muaj më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. Por përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt, tregon edhe njëherë problemet serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.