Tiranë/ Falsifikonin eurot dhe i nxirrnin në treg, arrestohen katër të rinj, mes tyre një i mitur

Tiranë/ Falsifikonin eurot dhe i nxirrnin në treg, arrestohen katër të rinj, mes tyre një i mitur

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Delivery”. Bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal për hedhjen në treg të kartëmonedhave euro të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 11 pako që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Delivery”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; S. L, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. A, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi...