Disa aksidente gjatë orëve të fundit në Shkodër/ Dy persona vihen në pranga, mes tyre 26-vjeçarja e dehur

Disa aksidente gjatë orëve të fundit në Shkodër/ Dy persona vihen në pranga, mes tyre 26-vjeçarja e dehur

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -I. B., 26 vjeç, banues në Rrëshen, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka goditur tabelën e rrethrrotullimit në lagjen “Partizani”; -S. G., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: -R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Goraj, i cili duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin C. T., 67 vjeç, banues në fshatin Lohe, i cili ishte duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi. Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi C. T.,...