Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas një ujdie të ndërmjetësuar nga SHBA-ja
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, i ka falur dhe liruar 31 shtetas ukrainas që po mbaheshin në Bjellorusi, një veprim që Minsku tha se ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur me presidentin amerikan, Donald Trump. Komiteti ukrainas për koordinimin e shkëmbimit të të burgosurve e konfirmoi lirimin e tyre më 22 nëntor, duke thënë se i kishte marrë civilët nga autoritetet bjelloruse. “Gratë dhe burrat e ndaluar në Bjellorusi dhe të dënuar me dënime të ndryshme prej dy deri në 11 vjet po kthehen në Ukrainë”, tha komiteti në Telegram. “Ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Donald Trump për punën e tyre të frytshme për kthimin e civilëve dhe personelit ushtarak ukrainas nga Bjellorusia dhe Rusia”, shtoi...