Situatë kritike në aksin Qukës-Qafë Plloç/ Rrëshqitje masive gurësh dhe bllokim i plotë i rrugës

Situatë kritike në aksin Qukës-Qafë Plloç/ Rrëshqitje masive gurësh dhe bllokim i plotë i rrugës

Një rrëshqitje masive shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloç, pranë tuneleve, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Një sipërfaqe e madhe mali është shkëputur, duke shkaktuar bllokimin e plotë të aksit. Kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosë një bypass provizor për kalimin e mjeteve, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për të marrë masat e nevojshme dhe për të hapur rrugën kryesore. Ky është incidenti më i madh i shkaktuar nga rrëshqitjet e tokës në këtë aks rrugor, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse për sigurinë dhe qarkullimin e mjeteve.