Goditet grupi kriminal që hidhte në treg euro false, 4 në pranga, pakot me kartëmonedha vinin me postë

Goditet grupi kriminal që hidhte në treg euro false, 4 në pranga, pakot me kartëmonedha vinin me postë

kartëmonedhat e sekuestruara TIRANË-Katër të rinj janë arrestuar dhe një i pestë është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Wrong Delivery”, ku një grup kriminal i cili hidhte në treg euro false është goditur.  Tre nga të arrestuarit janë identifikuar si Alesio Brungaj, Serxhio Lala dhe Enis Aliaj. Këta dy të fundit u arrestuan në flagrancë teksa po tërhiqnin nga posta 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të falsifikuara. Eurot false dërgoheshin nga Brungaj, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Delivery”. Bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal për hedhjen në treg të kartëmonedhave euro të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 11 pako që përmbanin kartëmonedha...