Gjykimi i boksierit Goran Gogic, shqiptarët pjesë e krimit të organizuar tentojnë të korruptojnë jurinë me 100 mijë $

Gjykimi i boksierit Goran Gogic, shqiptarët pjesë e krimit të organizuar tentojnë të korruptojnë jurinë me 100 mijë $

Goran Gogic SHBA-Gjykimi federal i ish-boksierit të rëndë Goran Gogic në New York u përball me një incident të paparashikuar, pasi tre persona u përpoqën të korruptonin jurinë me një ryshfet prej 100,000 dollarësh për të shpallur Gogic jo fajtor në akuzën për trafikim të kokainës. Mediat e huaja raportojnë se të dyshuarit e arrestuar—Mustaga Fteja, Valmir Krasniqi dhe Afrim Kupa—kanë lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe me familjen mafioze Gambino. Mustafa Fteja, u lirua me një garanci prej 150,000 dollarësh pas një seance gjyqësore ndërsa dy të tjerët, Valmir Krasniqi dhe Afrim Kupa, u burgosën në pritje të procedurave të mëtejshme. Të tre mund të përballen me deri në 20 vite burg nëse shpallen fajtorë, dhe prokurorët nuk përjashtojnë mundësinë e bashkëpunëtorëve të tjerë në...