Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ethet e konsultimeve para takimit në Gjenevë/ Starmer dhe Trump bien dakord të bashkëpunojnë për planin e paqes, Carney dhe Merz riafirmojnë mbështetjen për Kievin
Keir Starmer dhe Donald Trump folën në telefon të shtunën vonë dhe ranë dakord të punojnë së bashku për një “plan paqeje” për Ukrainën, raportoi DW , duke cituar një zëdhënës të qeverisë britanike. Downing Street e përshkroi bisedën e Starmer me Trump si “të mirë dhe konstruktive”, duke vënë në dukje se të dy palët diskutuan hapat e ardhshëm në planifikimin diplomatik. Në të njëjtën kohë, kryeministri kanadez Mark Carney dhe kancelari gjerman Friedrich Merz diskutuan luftën në Ukrainë dhe situatën në Gaza në margjinat e samitit të Grupit të 20 (G20) në Afrikën e Jugut, thanë të dy vendet në një deklaratë të përbashkët. Të dy udhëheqësit riafirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe theksuan se çdo marrëveshje duhet të përfshijë drejtpërdrejt Kievin, të mbrojë...