Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshje shiu dhe rënie gurësh, si paraqitet situata e motit të keq në qarkun e Korçës
Bashkia Korçë: Në aksin Boboshticë–Dardhë kanë nisur reshjet e borës, kontraktori vijon punën për pastrimin e rrugës.Situata paraqitet pa problematika. Bashkia Kolonjë:Situata vijon drejt normalizimit. Është ndërhyrë në Tac Poshte për largimin e ujërave nga parcelat. Në fshatin Qinam është kryer devijimi i lumit për mbrojtjen e këmbëve të urës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve Rurale, Qarku Korçë. Gjatë natës ka patur reshje, të cilat në zonat mbi 1500 m kanë qenë në formë bore. Bashkia Maliq: Niveli i lumit Devoll ka pësuar ulje me rreth 1.30 cm, duke përmirësuar situatën e prurjeve. Vijon ndarja e ndihmave të vëna në dispozicion nga Rezevat Materiale të Shtetit për 100-150 familje të dëmtuara nga përmbytjet. Bashkia Pustec:Gjatë natës reshjet kanë qenë të dobëta. Uji i...