Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Thellohet bilanci, shkon në 90 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të kohëve të fundit në Vietnam kanë vrarë të paktën 90 persona brenda një jave, sipas një bilanci të ri të publikuar nga Ministria e Mjedisit të hënën. Më shumë se 60 nga 90 personat që vdiqën ishin në provincën malore qendrore të Dak Lak, ku dhjetëra mijëra shtëpi u përmbytën, tha ministria. Një bilanci i mëparshëm, fliste për 55 të vdekur. Pjesët jugore dhe qendrore të vendit të Azisë Juglindore janë goditur nga shirat e rrëmbyeshëm që nga fundi i tetorit, duke shkaktuar përmbytje të përsëritura që kanë përmbytur destinacione turistike dhe vende historike. Lagje të tëra u përmbytën në qytetin bregdetar jugor të Nha Trang javën e kaluar. Ndërkohë, rrëshqitjet e dheut goditën kodrat përreth Da...