Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nis dëbora e parë në Korçë, Dardha dhe Vithkuqi regjistrojnë temperatura të ulëta
Qarku i Korçës ka regjistruar sot reshjet e para të borës në zonat malore, duke përfshirë Dardhën, Vithkuqin dhe Shtyllën në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. Sipas informacioneve nga terreni, në Dardhë borë ka filluar nga Km 9, ndërsa kontraktorët janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugës. Aktualisht, reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara. Top Channel