Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Qarku i Shkodrës nën reshje mesatare shiu, situata jo problematike
Qarku i Shkodrës ka përjetuar reshje me intensitet mesatar gjatë natës, por deri tani situata në territorin e saj paraqitet e qetë. Në shumicën e bashkive, përfshirë Shkodrën, Malësinë e Madhe dhe Pukën, nuk raportohen problematika të mëdha me energjinë elektrike apo qarkullimin rrugor. Vetëm në disa fshatra të njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike, ndërsa autoritetet lokale po ndërmarrin punime për mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara. Nivelet e lumenjve mbeten poshtë kuotave të rrezikut, dhe hidrovoret funksionojnë normalisht. Informacion për situatën në teritorin e Qarkut Shkodër. 1. Bashkia Shkodër * Situata paraqitet e qetë.* Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.* Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, momentalisht nuk janë evidentuar problematika. 2. Bashkia Malësi e Madhe * Reshjet e shiut...