Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga dëbora, rrugët mbeten të kalueshme
Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat. Aktualisht rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera. Top Channel