Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vithkuqi dhe Dardha zbardhen nga bora, qarkullim normal në akset rrugore
Në qarkun e Korçës sot janë regjistruar reshjet e para të dëborës. Në zonat malore si Dardhë, Vithkuqi dhe Shtyllë në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit reshjet e borës janë në intesitet të ulët.Prefekti i Korçës, Nertil Jole në një reagim në rrjetet sociale, tha se në segmentin Boboshticë-Dardhë filluan reshjet e borës.“Kontraktori po punon për largimin e dëborës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut. Stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje i Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron ato për të siguruar çdo ndërhyrje aty ku është e nevojshme”, tha Jole.Reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.