Fier, policia vë në pranga dy shtetas, një për “Vjedhje me dhunë”, tjetri me precedent për grabitje me armë

Fier, policia vë në pranga dy shtetas, një për “Vjedhje me dhunë”, tjetri me precedent për grabitje me armë

DVP Fier/Kontrolle të vazhdueshme për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërive.Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë”.Arrestohet 1 shtetas me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës me armë, të cilit iu gjetë armë e ftohtë në automjet, si dhe procedohet 1 tjetër pasi mbante armë sportive me vete. Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit vunë në pranga shtetasit:-Xh. Xh. alias Sh. Xh., 46 vjeç, banues në Karbunarë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën...