Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Elbasani vijon me mot të paqëndrueshëm, ja si paraqitet situata në terren
Në qarkun e Elbasanit vijon moti i lagësht, me intervale reshjesh shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës së sotme. Gazetarja e SYRI TV Margarita Mëhillka , raporton se sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, si dhe me sallën operative të Policisë së Shtetit, nuk janë raportuar probleme apo situata të jashtëzakonshme. Prurjet e lumenjve dhe përrenjve paraqiten në kuota mesatare dhe deri tani nuk evidentohet rrezik për dalje nga shtrati apo përmbytje. Nga HEC Banjë është njoftuar se shkarkimet gjatë ditës së sotme do të jenë në nivelin 100 m³/sek deri në orën 10:30, ndërsa situata do të vlerësohet më tej nga kompania “Devoll Hydropower” për vendime të tjera të mundshme. Ndërkohë, raportimet nga terreni...