Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gënjeshtra e Ramës për rindërtimet pas tërmetit! Lagjja e re në Ishëm bosh
Sapo lë pas krahëve fshatin Lalëz dhe i drejtohesh qendrës së njësisë së Ishmit, udhëtari ndeshet me një lagje të re, të ndërtuar kohët e fundit. 49 banesat njëkatëshe me të njëjtën arkitekturë dhe të baraslarguara nga njëra-tjetra janë ndërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019. Në qytezën e vogël aktualisht banon vetëm një familje, ajo e Agim Muharremit, një mësues letërsie në pension, së bashku me familjen e vogël të të birit. “Shtëpia ku banoja dikur nuk u rindërtua pas tërmetit dhe, në kushtet e këqija ku ndodheshim, nuk mund të prisja akoma,” tha Agim Muharremi për BIRN. Në lagjen e re dhe të pabanuar ende nuk ka energji elektrike dhe mungojnë kanalizimet, por familjet me shtëpitë e dëmtuara rëndë nëpër fshatrat e ndryshëm...