Kosovë/ KQZ nis procedurat për zgjedhjet, caktohen afatet për koalicionet

Kosovë/ KQZ nis procedurat për zgjedhjet, caktohen afatet për koalicionet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka hyrë në fazën përgatitore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Në kuadër të organizimit të procesit, institucioni ka përcaktuar edhe afatet që partitë politike duhet të respektojnë për deklarimin e koalicioneve. Sipas njoftimit, subjektet politike që synojnë të garojnë së bashku në koalicion kanë në dispozicion periudhën nga 24 deri më 30 nëntor 2025 për të zyrtarizuar marrëveshjet e tyre. Data e zgjedhjeve u shpall nga presidentja Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë parlamentare. Ndërsa disa prej partive opozitare shprehën preferencën për një datë më të afërt, 28 dhjetori përputhet me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aleatëve të saj politikë. Ky është procesi i dytë zgjedhor brenda këtij viti, pasi votimet e...