Kush-kujt do ia shtrijë dorën e bashkëpunimit për 28 dhjetor? KQZ tregon afatin për deklarimin e koalicioneve

Kush-kujt do ia shtrijë dorën e bashkëpunimit për 28 dhjetor? KQZ tregon afatin për deklarimin e koalicioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në fund të këtij viti, me 28 dhjetor. Kësisoj, KQZ në faqen e saj, ka njoftuar edhe për afat e ndryshme për partitë politike, përfshirë këtu edhe periudhën brenda të cilës ato duhet të deklarohen për koalicionet mes tyre, shkruan Gazeta Express. ‘‘Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;’’, ka njoftuar KQZ’ja. Pak ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi 28 dhjetorin datën e zgjedhjeve parlamentare. Edhe pse partitë si PDK, AAK, NISMA e LDK, preferuan një datë të mëhershme, Osmani vendosi për datën e lartcekur. Në...