Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Agim Rada Requiem/ “Vdiq me daltë në dorë”, familjarët, miqtë dhe kryeministri flasin për artistin e ‘pavdekshëm’: Nuk na tha kurrë për sëmundjen
Agim Rada Requiem, dokumentari që sjell jetën dhe krijimtarinë e rrallë të një skulptorit që për rreth pesë dekada gdhendi në baltë e bronz mendimtarë të shquar të kombit si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko, Mid’hat Frashëri, Lasgush Poradeci, u transmetua sonte në Top Channel. Dokumentari i regjisorit Namik Ajazi, në bashkëpunim me Top Channel Films zbulon të pathënat e karrierës së Radës, që nuk e lëshoi daltën deri në frymën e fundit, pavarësisht sëmundjes e gjendjes së rënduar shëndetësore. Miqtë dhe kolegët rrëfejnë në këtë dokumentar in memorium talentin e rrallë të Agim Radës e mbi të gjitha për shpirtin e tij të lirë e rebel dhe batutën që nuk i mungoi kurrë as në ditët më të errëta gjatë regjimit...