Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Salianji: Shqipëria paralizohet nga përmbytjet, qeveria dhe Rama duhen larguar një orë e më parë
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ashpër për përmbytjet që kanë paralizuar vendin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Rama për keqqeverisje sistematike. “Shqipëria shkretohet çdo stinë nga keqqeverisja që prodhon mjerim: digjet në verë nga zjarri, në dimër ngrin nga acari dhe këto ditë është paralizuar nga përmbytjet, ndërkohë që qeveria është përmbytur nga korrupsioni dhe skandalet e nuk merr dot frymë duke mbytur veten e fatkeqësisht dhe vendin,” shkruan Salianji. Më tej ai vijon: “Rrinë dhe i vështrojnë nga luksi i zyrave ose nga lartësia e avionëve që çojnë llokma Shqipërie jashtë, si paja për influenca politike. E gjitha sepse qeveria që nuk del nga vota e lirë nuk përfaqëson qytetarët dhe as u shërben atyre.” Salianji bën thirrje të hapur: “Qeveria dhe Rama duhen larguar një...