Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mbesa e ish-presidentit Kennedy, zbulon se është diagnostikuar me kancer: Më ka mbetur një vit jetë
Tatiana Schlossberg, mbesa e ish-Presidentit John F. Kennedy, zbuloi të shtunën se është diagnostikuar me kancer terminal, ndërsa mjekët i kanë thënë se i ka mbetur më pak se një vit jetë. Në një ese të publikuar në The New Yorker, 35-vjeçarja shkroi se vitin e kaluar u diagnostikua me leuçemi akute mieloide me një mutacion të rrallë të njohur si Inversioni 3, një anomali gjenetike e gjetur në më pak se 2% të rasteve të AML-së. Mjekët zbuluan kancerin menjëherë pasi Schlossberg lindi vajzën e saj në maj 2024. «Nuk mund ta besoja — nuk mund ta besoja — se po flisnin për mua», shkroi Schlossberg. «Kisha notuar një milje në pishinë një ditë më parë, nëntë muajshe shtatzënë. Nuk isha e sëmurë. Nuk...