Pasuria e Michael Jackson vijon të thyejë rekorde, traileri i filmit biografik bëhet fenomen global

Pasuria e Michael Jackson vijon të thyejë rekorde, traileri i filmit biografik bëhet fenomen global

Michael Jackson mbetet një nga figurat më fitimprurëse në botë edhe 15 vjet pas vdekjes. Sipas të dhënave të publikuara nga revista Forbes, që prej vitit 2009, pasuria e Mbretit të Popit ka gjeneruar rreth 3.5 miliardë dollarë të ardhura. Vetëm gjatë vitit të kaluar, emri i tij siguroi 105 milionë dollarë fitime – më shumë se çdo artist i gjallë për atë periudhë. Të ardhurat vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit, duke e bërë figurën e Jackson-it ende një markë dominuese në industrinë globale të argëtimit. Ndërkohë, fenomeni Jackson ka shpërthyer sërish me publikimin e trailerit të parë të filmit biografik “Michael”. Vetëm disa orë pas publikimit, videoja u kthye në trailerin më të klikuar të të gjitha kohërave për një...