Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Qava nga gëzimi kur pranuan mjekët”/ 25-vjeçarja me sëmundje të pashërueshme merr të drejtën ligjore për vdekje të asistuar në Australi
Vendimi i një 25-vjeçareje nga Australia për t’i dhënë fund jetës përmes vetëvrasjes së asistuar ka tronditur opinionin publik. Annaliese Holland, e cila vuan që prej fëmijërisë nga një sëmundje e rrallë neurologjike dhe e pashërueshme, ka kërkuar t’i japë fund jetës pas një dekade vuajtjesh dhe dhimbjesh të pandërprera. Sipas news.com.au, Annaliese ishte e sëmurë që në moshë të vogël, duke kaluar jetë mes spitaleve dhe trajtimeve të pafundme, ndërsa mjekët për vite të tëra nuk arrinin të gjenin diagnozën. Ajo përjetonte dhimbje kronike, të vjella dhe probleme të rënda me aparatin tretës, që shpesh imitonin bllokimin e zorrëve. Në moshën 18-vjeçare u diagnostikua me një sëmundje shumë e rrallë autoimune që sulmon nervat përgjegjës për funksionet automatike të trupit. Kur mbushi 22 vjeç,...